Mëngjesin e ditës së sotme Ballshi është tronditur nga një shpërthim i cili ka ndodhur në depozitat e naftës po në Ballsh, ku si pasojë kanë përfunduar në spital 2 punonjes te cilet jane plagosur nga shperthimi.
Shpërthimi për motive ende të panjohura shkaktoi përhapjen e menjëhershme të flakëve.
Dy punonjësit, e mirëmbajtës të depozitave janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë dyshohet se shpërthimi ka qenë aksidental pasi në momentin e incidentit punonjësit kanë qenë duke pastruar depozitën.