Në aksin rrugor që lidh Lezhën me Laçin para ka ndodhur një aksident tepër i rëndë ku si pasojë Bledar Lezi, 30 vjeç dhe Dario Hoxha 25 vjeç, të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip "Peugeot" me targa "AA 044 BN" kanë humbur jetën.
Policia transporton trupat e pajetë të dy të rinjve në morgun e qytetit të Lezhës ndërkohë aksi Lezhë-Laç ndodhet i bllokuar.
Njoftimet e para të policisë shprehen se shkak për këtë aksident tragjik ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e dy të rinjve.