English

Ja si punojnë semaforët në Tiranë

Shkrimi më poshtë është një letër e dërguar në faqen tonë ku përshkruhet me një thjeshtësi dhe vërtetësi realiteti në qytetin metropol Tiranë lidhur me zbatimin e rregullave të kalimit në rrugë sipas shenjave dhe sinjalistikës rrugore.

Po sa rastet të tilla hasen çdo ditë? Letra po botohet e plotë:


"Përshendetje!
Shqetesimi im lidhet me dicka te thjeshte por qe cdo dite, cdo ore rrezikon jeten e qytetareve te Tiranes!
Si e hene, po shkoja ne Fakultet, kisha nje leksion te rendesishem edhe pse ishte java e pare e simestrit te dyte. Rruges duke ecur, kalova me sukses rrugen e Durresit, karburant Gazhelin dhe po prisja te hapej semafori per te kaluar ate rrugen e vogel perballe Don Bosko. Ne momentin qe semafori tregon qe duhet te kalojne kembesoret, dmth hapet jeshilja, ashtu si e kam mesuar ne klasen e dyte fillore, bej te nisem per te kaluar, por nje bori e gjate makine dhe ca fjale "shoferash" me bene qe te ndaloja. Vura re kahun tjeter te semaforit, ai ishte i hapur per makinat, pra ne te njejten kohe aty hapen te dy kahet e rruges edhe per kembesoret edhe per makinat dhe mbyllen po ne te njejten kohe... Nuk e di se kush do te mbaje pergjegjesi n.q.s aty ndodh ndonje aksident.
Ju faleminderit!!
Respekte

KOMENTE