English

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, plagosje me thikë dhe kaçavidë

Një grindje e çastit ka çuar në konfrontim fizik si dhe plagosje me thikë dhe kaçavidë midis dy personave, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, përballë gjykatës së Tiranës.

Janaq Papa rreth 40 vjeç është goditur me thikë dhe kaçavidë nga Ilirjan Baku.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq autori i sulmit Ilirjan Baku është shoqëruar në polici.

KOMENTE