Një plagosje tjetër me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet në Bulevardin "Gjergj Fishta".
Personi udhëtonte me makinë dhe ai është plagosur nga një person që njihej prej tij.
Ngjarja mendohet të ketë filluar pas një grindjeje më parë. Policia e Tiranës njofton se i plagosur ka mbetur shtetasi Janaq Papa, i cili udhëtonte me mjetin tip ‘Benz ML’ me targa amerikane HRT 4092. Ndërsa autori i plagosjes është shtetasi Ilirian Bakiu. Policia sqaron se këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin.