English

Trupi i pajetë para spitalit dyshohet të jetë shqiptar

Përpara hyrjes së spitalit të Aversës, në Itali eshte gjetur trupi i pajete i nje personi te moshes 30-35 vjeç.

Policia dyshon të jetë i një shtetasi shqiptar. Mbi ngjarjen po heton skuadra speciale e provincës së Kazertës, e drejtuar nga zevendeskuestori Alessandro Tocco, bën të ditur agjencia e lajmeve “ANSA”.

Përmes gjurmëve të gishtave hetuesit shpresojnë të arrijnë në identitetin e personit, që mund të jetë vrarë ose gjatë një tentative grabitjeje, ose për larje hesapesh.

KOMENTE