English

Nikolin Prenga, ekzekutohet me breshëri automatiku

Nikolin Prenga, ekzekutohet me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arrin të mbijetojë edhe pasi u dërgua menjëherë në spital.

Nikolin Prenga, ishte miku i vrasësit të komisarit të Krujës, Gani Malushit. Ai u vra në një pritë në Spitallë të Durrësit, natën e së dielës, rreth orës 20.45 teksa lëvizte me automjetin e tij tip BMW me targa të huaja.

Prenga ishte akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gani Malushit nga Prokuroria e Durrësit dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, po më pas fitoi pafajësinë në Apel.

KOMENTE