English

Paketa e re e masave kundër krimit

Eduard Halimi kreu i Drejtësisë shqiptare, ka prezantuar paketën e re të masave për ashpërsimin e dënimit për një gamë të gjerë veprash penale, gjatë një tryeze, ku merrnin pjesë ministra dhe ekspertë të huaj.

Ministri i Drejtësisë Halimi theksoi se asnjë prej autorëve të veprave penale nuk do t'i shpëtojë drejtësisë dhe se dënimet e parashikuara do të jenë definitive.

"Paketa prej 41 nenesh ka në themel të saj krimet më të rënda dhe më të papranueshme të shoqërise shqiptare si vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik", u shpreh Halimi.

Kreu i Drejtësisë shqiptare bëri me dije se javët në vijim paketa do të kalojë në Parlament dhe mazhoranca do të angazhohet që kjo paketë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

KOMENTE