Punëtorë Vullnetarë në Liverpool janë duke shpenzuar kohën e tyre të lirë për të pastruar një labirinth misterioz tunelesh që ndodhet në zonën Edge Hill të qytetit.
Miqtë e tuneleve Williamson kanë hequr rezultatet e dekadave të Viktorias duke shpresuar që një ditë do të ekspozojnë tunelet.
Tunelet ishin ndërtuar dhe konceptuar në fillim të shekullit të 19-të nga biznesmeni Joseph Williamson i cili ka paguar ushtarët që ktheheshin nga lufta e Napoleonit për t'i ndërtuar ata. Asnjë të dhënë të saktë nuk ka se sa të gjatë ata janë dhe se deri ku shtrihen apo dhe në ç'drejtim shkojnë.
Pas vdekjes së Uilliamson në 1840, tunelet u kthyen në një gjendje të mjerueshme. Pr më shumë se 100 vjet tunelet u mbushën me mbetjet që dilnin nga një furrë lokale aty pranë.
BBC News ka transmetuar drejtpërsëdrejt punën e madhe që po bëhet për pastrimin në këta tunele si dhe pse ata ishin të intriguar kaq shumë nga bota epazakontë dhe e mrekullueshme e tuneleve Uilliamson.