English

14 mars 2013. Programi i Bashkisë së Tiranës për Ditën e Verës

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, në mënyrë që qytetarët e Tiranës pavarësisht moshës së tyre të mund të festojnë sa me hareshëm Ditën e Verës. Aktivitetet e shtrira përgjatë rrugës “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, përpara Galerisë së Arteve, tek “Vëllezërit Frashëri”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Liqeni Artificial do të fillojnë që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës z. Arben Skënderi ka bërë të ditur për mediat axhendën e festimeve për Ditën e Verës.

Në rrugën “Murat Toptani”:

• Panairi i artizanatit dhe luleve

• Ansambli “Tirana”

• Banda Frymore

• Akademia e Hollwood-it

Sheshi përpara Galerisë së Arteve:

• Shkolla e Baletit

• Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”

Parku Rinia:

• Lojra popullore

• Animatorë

• Cirku Kombëtar i Tiranës

Sheshi “Vëllezërit Frashëri”:

• Teatri i Metropolit

Liqeni Artificial i Tiranës:

• Akademia “Robert Radoja”

Sheshi “Nënë Tereza”:

• Karaoke

Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët, t’i bashkohen festimeve në Ditën e Verës!

KOMENTE