Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”. Duke u ndalur në këtë vendim të rëndësishëm, Kryeministri Berisha theksoi se këto ndryshime ligjore, përcaktojnë ndryshime epokale në qëndrimin ndaj urbanistikës.
Sipas Kryeministrit Berisha, këto ndryshime i japin pushtetit vendor, autoritetin dhe kompetencën për zhvillimin e territorit në përputhje me planin rregullues, për çështje që nuk kanë të bëjnë me pronat dhe që i trajton qytetarët e komunave dhe bashkive të vendit, si qytetarë të barabartë para ligji
Gjithashtu kryeministri ka bërë të ditur faktin se me këto ndryshime në ligj, hapet një epokë të re, një qëndrim i ri ndaj zhvillimeve urbanistike në qytete, duke i dhënë fund humbjes së kohës për regjistrimin e një biznesi nga 399 ditë që ishte më parë në vetëm 45 ditë.