English

10 Njolla Turpi në Bulevard që as shiu nuk i lau dot

ZMK (zyra e mbrojtjes së konsumatorit) si çdo vit, në 14 Mars, një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorëve (15 Mars) organizoi Prezantimin Parodik Hall of Shame, Holli i Turpit, Top Ten i më të këqinjve të një viti më parë në fushën e të drejtave të konsumatorëve.

Këtë vit, si pasojë e motit me shi (një rast i pazakontë kjo për 14 Marsin Ditën e Verës) u tentua që ky prezantim t'i përshtatej situatës së motit dhe Njollat e mëdha të Turpit u shtruan si një tapet në rrugë por siç e panë dhe kalimtarët e shumtë nuk kishte shi që t'i lante këto njolla dhe këto turpe.

Në ditët në vazhdim, ky tapet do të shtrohet në rrugët që të çojnë në këto institucione.

KOMENTE