English

Jorgji Goga, nga Lushnja humb jetën nga rrufeja

Rreshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar jo pak probleme por ato kanë marrë dhe jetë njerëzish për shkak të rrufeve të shumta që kanë rënë.

Sot ishte Dita e Verës, siç është quajtur por në të vërtetë i ngjante një dite dimri, dhe aq më keq e cila është mbyllur me vdekjen e 50 vjeçarit Jorgji Goga nga Krutja e Lushnjës, i cili ka humbur jetën pas shkarkesës elektrike teksa ndodhej pranë sobës, në banesën e tij.

Rrufeja ka mundur të depërtojë në banesë nëpërmjet tubave të nxjerrjes së tymit.

Familjarë dhe të afërm janë përpjekur ta shpëtojnë 50-vjeçarin duke e dërguar menjëherë në spital, por pa mundur dot.

Lushnja, ashtu si gjithë pjesa tjetër e vendit tonë është përfshirë nga një mot i ftohtë me shi dhe erëra të forta, të cilat në shumë zona kanë shkaktuar edhe përmbytje.

KOMENTE