English

Kryeministri Berisha do të mungojë në Ditën e Verës. Niset për në Bruksel

Kryeministri Berisha u nis sot në Bruksel (Belgjikë), për të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE).

Në Samit marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane, të cilët do të diskutojnë mbi një qasjeje të përbashkët të EPP-së mbi çështje europiane, që i paraprin Samitit të Këshillit Europian.

Pjesëmarrës janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Irlandës Enda Kenny, Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras, Kryeministri i Finlandës Jyrki Katainen etj., si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

KOMENTE