English

Rita Ora valëvit flamurin shqiptar në Zelandën e Re

Sabit Abdyli - Këngëtarja e njohur Rita Ora mbajti një koncert në sallën e madhe “The Powerstation” të qytetit Auckland, plot e përplot me shikues në mesin e të cilëve edhe shumë shqiptarë.
Për dy orë më radhë, këngëtarja që nuk harron asnjëherë te deklarohet se ka lindur në Prishtinë dhe është shqiptare, u shoqërua me duartrokitje të shumta. Secila këngë e saj u përcoll me thirrjet: Rita, Rita, valëvitjen e flamujve kombëtarë shqiptar dhe shtetëror. Për disa çaste Rita e mori flamurin kuq e zi në duar dhe vazhdoi të këndojë edhe ajo e entuziazmuar për praninë aq të madhe të shqiptarëve.
Salla oshëtinte nga ovacionet dhe ngazëllimi i të pranishmëve. S’ka dyshim se koncerti i Rita Orës ishte ngjarje e madhe për shqiptarët me banim në Zelandën e largët.

KOMENTE