English

Minjtë bëhen inteligjentë pas transplantimit të qelizave të trurit

Më të zgjuar se mesatarja e brejtësve

Shkencëtarët kanë transplantuar qelizat e trurit të njeriut tek truri i minjve dhe kanë gjetur se minjtë janë bërë më inteligjentë.

Studimi i ri tregon se transplantimi i qelizave të trurit të njeriut tek truri i minjve i ka bërë ata më inteligjentë sepse i lejon kafshës të mësojë më shpejt.
Qelizat gliale të trurit të njeriut mund të influencojnë në komunikimin e trurit kur janë transplantuar në kafshë.

Besohet se evolucioni i qelizave gliale të njohura si astrocitet mund të ketë qënë një nga çelsat kryesorë që ka çuar në funksionin më të lartë njohës që na dallon ne nga speciet e tjera.
Studiuesit besojnë se ky është demostrimi i parë që gliat humane kanë përparësi të veçantë funksionale. Studimi mund ti përfshijë qelizat në formimin e sëmundjeve.
Astrocitet janë më të bollshme më të medha dhe më të ndryshme në trurin e njeriut sesa janë në speciet e tjera.
Kur qelizat gliale transplantohen në minj, ato mund të ndikojnë në modelet themelore të aktivitetit nervor.
Ekipi hulumtues ka vendosur të përcaktojë nëse qelizat njerëzore gliale mund të sigurojnë trurin e njeriut me aftësi unike duke parë atë që ndodhi kur këto qeliza u lejuan të bashkë-ekzistojnë me qelizat nervore normale të minjve.

Studiuesit panë se shpejtësia e transmetimit të valëve të trurit në minjtë e transplantuar ishte më shpejtë se ajo që vërehet në minj zakonisht dhe më shumë e ngjashme me atë të indeve të trurit të njeriut.
Së dyti, studiuesit gjithashtu panë se sa kohë janë të prekura neuronet në tru nga stimulimi i shkurtër elektrik.

KOMENTE