English

Partia Socialiste: arsyeja e dytë pse duhet të largohet Berisha

Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj ne deklaraten e tij per media ka bere te njohur arsyen e dyte e largimit te kryeministrit Berisha.

''Sot është dita e dytë për t’ju kujtuar shqiptarëve, veçanërisht atyre që janë të rinj në Shqipëri pse nuk duhet votuar më kjo qeveri. Sipas statistikave, sipas censusit të fundit nga mosha 15 deri në 24 vjeç në Shqipëri jetojnë 512 mijë të rinj. 512 mijë të rinj janë se 20% e popullsisë. Pyetja që me të drejtë njerëzit bëjnë është se në qoftë se të rinjtë janë 20% e popullsisë, normalisht dhe duhet të marrin 20% të buxhetit të shtetit shqiptar dhe të qeverisë shqiptare. Në fakt nga buxheti i fundit i qeverisë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nëse qeveria ka 100 lekë, ka dhënë vetëm 1 lekë për këtë. Pra vetëm 1% të buxhetit për ministrinë që përfshin edhe të rinjtë. Ministria vetë nga 1 lekë që ka pasur nga qeveria për të rinjtë, në seksionin e të rinjve ka harxhuar vetëm 1 qindarkë. Kjo do të thotë që prioriteti i shtetit tonë për rininë sot është 1 qindarkë. Pra 1 qindarkë për ata që përfaqësojnë 20% të popullsisë shqiptare.

Në vitin ku jemi sot, me censusin që kemi sot, 1 në 3 të rinj nuk punojnë. 1 në 3 të rinj janë të papunë. Sipas një studimi të fundit të një fondacioni gjerman 70% e të rinjve shqiptarë duan që të largohen nga Shqipëria. 70% e të rinjve nuk e gjejnë më veten në Shqipëri dhe 70% e të rinjve preferonin që ta fillonin jetën nga zero në një vend tjetër.

Propozimi ynë për këta 70% të të rinjve është që të mos largohen nga Shqipëria, por të gjithë bashkë me votë të largojmë nga pushteti atë që ka gënjyer. Partia Socialiste është e angazhuar dhe e vendosur që pas 23 qershorit 70% të rinjve të gjejnë punë dhe të gjejnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri.''

KOMENTE