English

Alket Rizai: Shteti grek po tallet. Do t'i shkoj deri në fund rrugës time

Vazhdon situata e tensionuar në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar, Alket Rizai, mban peng gjashtë gardianë grekë.

Ndonëse në raportimet e para ishte folur për katër pengje, mediat helene konfirmojnë të dielën se janë gjashtë personat që mbahen nën kërcënimin e thikës dhe një granate nga Rizai, midis tyre edhe dy police femra.

Nga ana e tij, avokati mbrojtes konfirmoi pengmarrjen dhe faktin qe Alketi eshte i armatosur. Ai shtoi se Rizai eshte i vendosur qe te çoje deri ne fund pengmarrjen dhe se pavaresisht çdo situate, ai nuk ka ndermend te dorezohet.

Rreth orës 14:00 forcat speciale të policisë greke EKAM, ka në hyrë në burgun ku Rizai mbanë peng 5 gardian!

Mësohet se fillimisht Rizai kishte tentuar të dilte jashtë por nuk ia doli, ndërsa policia e paralajmëroi duke hapur zjarr në ajër.

Policia bëri me dije se Rizai është tërhequr në kullën e rojave të burgut, bashkë me dy bashkëpunëtor të tij dhe pesë pengje. Një ri prej gardianëve mundi t’i shpëtonte.

Forcat e policisë MAT me maska kundragaz ndodhen në mjediset e burgut, ndërsa Alket Rizai me pengjet dhe dy bashkëpunëtorët ndodhet në një mjedis të mbyllur, pa dritare. Atje janë dëgjuar zhurmat e armëve dhe granatave tymuese, koha kur i shpëtoi pengmarrjes edhe pengu. Forcat MAT janë në pritje të urdhrave të mëtejshme për të ndërhyrë pikërisht aty ku ndodhet pengmarrësi. Forcat speciale kanë hyrë edhe me qëllim që të tërheqin 7 rojet e tjera të burgut që ndodheshin aty gjatë pengmarrjes dhe për të larguar të burgosurit nga qelitë e tyre, pasi thuhet se Rizai kishte në plan një revoltë masive të të dënuarve, që të shpëtonte lehtë. Ndërkohë dëgjohen në burg thirrje të 500 të burgosurve.

Zyrtari që i shpëtoi pengmarrjes tha se në duart e Rizait ndodhen edhe 5 kolegët të tij ndërsa ai ka dy bashkëpunëtorë. Pengu i liruar tregoi se Alketi ka në duar një mekanizëm shpërthyes, ndërsa bashkëpunëtorët kanë thika.

Sipas informacioneve, autoritetet po e zgjasin operacionin, për ta lodhur sa më shumë pengmarrësin dhe për ta bërë të paaftë për të reaguar, ndaj një ndërhyrjeje të papritur.

Përveç operacionit që po zhvillohet brenda në burg, policia ka ngritur postblloqe në të gjitha nyjet në rajon dhe në qarqe të tjera në Greqinë qendrore, duke identifikuar dy të dyshuar me makinë që prisnin për të marrë Alket Rizain. Policia, kërkon një Opel ngjyrë argjendi, që ka në bordin e tij dy shqiptarë dhe një Suzuki Vitara, që drejtohet nga një grua. Kontrolle ushtrohen edhe në makina tjera të dyshimta, ndërsa forcat policore jashtë burgut, janë gati për çdo eventualitet.

Siç raportojnë mediat greke, Rizai mban peng katër oficerë të burgjeve, duke përdorur si kërcënim, një granatë të cilën kërcënon se do ta shpërthejë.

Po kështu, Rizai ka me vete edhe dy thika. Policia ka rrethuar zonën hyrëse të burgut, ndërkohë që përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë jane perpjekur të negociojnë me Alket Rizain.

Mësohet se vetë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë greke ka shkuar në burgun e Malandrinos, për të monitoruar nga afër operacionin.

Vetem pak kohe me pare, Rizai, i cili kërkon lirimin nga burgu, në këmbim të pengjeve, realizoi një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë, “Koridhalos”, bashkë me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas, duke u arratisur me helikopter.

Rizai u arrestua pak kohë më pas dhe që atëherë, qëndron i burgosur në Malandrinos.

Në një deklaratë për mediat ka reaguar nëna e Alket Rizait, Donika Rizai, e cila ka thënë se e mbështet djalin e saj në veprimin që ka ndërmarrë, duke theksuar se ai duhet ta vazhdojë rrugën që ka nisur.

Prindërit e tij, Ramiz dhe Donika Rizai ndërsa e cilësojnë djalin e tyre si të pafajshëm ata kanë theksuar se djali i saj po përdoret nga shteti grek.

“Shteti grek po përdor djalin tonë, e ka akuzuar për gjëra që nuk i ka bërë.E mbështesim dhe do i qëndrojmë pranë djalit tonë në çdo situate. Alket, rrugën që ke nisur çoje deri në fund se shteti grek po tallet me ty. Shteti shqiptar duhet ta mbështesë djalin tim. Alketi nuk ka bërë asgjë, nuk është as hajdut, as vrasës, as kriminel. Djali më ka rrëfyer që nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë” është shprehur nëna e Alketit...vijon

KOMENTE