English

Ardian Prrenjasi, pedofili që vrau 11 vjeçarin, djalin e nëndrejtorit të SHISH. Zbulohet pasi një tjetër fëmijë u zhduk

Policia do të nisë sot kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela, i vrarë nga pedofili Ardian Prrenjasi.

Ka qenë zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, ku u zbulua edhe fundi tragjik i të miturit Julian Çela, një histori dhune e pedofilie shkaktuar nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi. Ky i fundit pranoi mbrëmë në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit, djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit të viti 2012.

45-vjeçari Ardian Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë.
I shoqëruar nga forca të shumta policie, pedofili 45-vjeçar ka shkuar në banesën ku jetonte me qera dhe në prani të hetuesve ka rindërtuar skemën e vrasjes së vogëlushit.
Më pas mostra është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë ku mendohet se është hedhur trupi i pajetë i vogëlushit Julian Çela.

Tiranë, gjendet në Laprakë djali 10-vjeçar, ndalohet 45-vjeçari

Policia gjen pas afro 20 orësh pas largimit nga shtëpia 10-vjeçarin me iniciale A.Cani, i cili banon në Laprakë.
Familjarët e të miturit në fillim kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë Nr. 3 në Tiranë pasi fëmija i tyre nuk kishte shkuar në shtëpi prej orës 18.00 të së shtunës.
Ndërkohë mëngjesin e së djelës familjarët e 10-vjeçarit kanë trokitur në “Ora News” ku kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin asnjë informacion për të. Policia nga ana tjetër nisi kërkimet ku ka arritur të gjejë 10-vjeçarin në shtëpinë e 45-vjeçarit Ardian Përrenjasi, i cili ishte fqinj i familjes Cani në Laprakë.
Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i 45-vjeçarit i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka abuzuar me të miturin, ndërkohë që për të saktësuar këto dyshime 10-vjeçari është parë edhe ekspertët si dhe një psikologu dhe më pas është dërguar në shtëpi.
Ndërsa babai i fëmijës, A.Cani, i cili është punonjës i burgut, për “Ora News” ka konfirmuar gjetjen e fëmijës së tij.
“Dje( e shtunë) nga ora 17:30 ka dalë të lozë me shokët. Dhe nga ora 19:00 dolëm ta kërkojmë në internet në lagje, bëmë denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetëm. Komshi i jonë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ia lëmë në dorë policisë dhe drejtësisë, djali është në shkollë në klasë të katërt”, u shpreh babai i 10-vjeçarit.
Deklarata e policisë së Tiranës
Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe konkretisht nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, bënë të mundur parandalimin në kohë të një ngjarje të rëndë kriminale, duke vlerësuar maksimalisht kallzimin e bërë nga një shtetas banues në Laprakë, se ditën e djeshme rreth orës 18.30’ i është larguar nga banesa djali i tij 10 vjecar.
Menjëherë u përpunuan informacionet e nevojshme duke bashkëpunuar me Sektorin e Analizës dhe Infomacionit kriminal të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ku u arrit të siguroheshin informacionet e para për shtetasit me tendenca kriminale për abuzim me të mitur.
Nga këto informacione rezultoi se shtetasi Adrian Prrenjasi, 45 vjec, me banim në Laprakë, kishte dhe më parë të dhëna për abuzim seksual me të mitur.
Në vlerësim të këtyre informacioneve menjëherë u ndërhy në banesën e tij, ku është gjetur i fshehur në ambjent të mbyllur të banesës fëmija si dhe shtetasi Adrian Prrenjasi, i cili ka bërë përpjekje për t’ju fshehur kontrollit të policisë.
Gjatë kontrollit dhe kqyrjes së bërë banesës së shtetasit Adrian Prrenjasi u fiksua një litar i varur e lidhur në formë laku, si dhe një thikë të cilat janë përdorur nga autori për të ushtruar dhunë fizike psikologjike ndaj fëmijës.
Menjëherë u krijua grupi hetimor për drejtimin e kësaj ngjatrje i përbërë nga specialistë të strukturave të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Tiranë si dhe Specialistë të Sekionit të Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë.
Gjatë një pune intensive në një kohë rekord, policia grumbulloi pravë të mjaftueshme dhe të pakontestueshme , shtetasi Ardian Prenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe më pas zhdukjes së trupit të të miturirt J. Cela, 11 vjec, i dekruar i humbur më datë 30 nëntor 2012.
Vazhdon puna për dokumentin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për gjetjen e trupit të të miturit J.Cela.

Fëmija 11-vjeçar shpëtohet pak çaste para se të varej

Një fëmijë 11-vjeçar është marrë peng, dhunuar fizikisht dhe seksualisht, nga vrasësi pedofil Ardian Prenjasi, për 20 orë me radhë. A.Cami është larguar nga banesa pasditen e së shtunës, në orën 18:30, ndërsa është parë duke luajtur para shtëpisë. 45-vjeçari Prenjasi e ka gënjyer, fillimisht duke i kërkuar të blejë diçka dhe më pas e ka ftuar në shtëpi, duke e kërcënuar të qëndrojë urtë, pasi në të kundërt i rrezikoheshin prindërit. Babai, nëna, gjyshi, gjyshja dhe motra e të miturit kanë kryer kontrolle në të gjithë zonën, ndërsa kanë shkuar edhe te shokët për ta kërkuar, por ka qenë e kotë, pasi nuk kanë gjetur asnjë gjurmë. Ai është gjetur mesditën e së dielës, në orën 14:10, në apartamentin që kishte marrë me qira Prenjasi, në dollapin e rrobave, ku ishte futur nga agresori, i cili e kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht. Në banjën e apartamentit, që ndodhet rreth 10 metra larg me atë të familjes Cami, u gjet një litar me gjatësinë e vogëlushit. Policia dyshon se me këtë litar 45-vjeçari nga Librazhdi do të varte fëmijën, ndërsa në momentin e arrestimit, Prenjasi kishte edhe një thikë.

Zhdukja e 11-vjeçarit

Sajmir Cami, një efektiv i burgjeve, tha se fëmija i tij u largua pasditen e së shtunës. Ai ka shkuar për të luajtur me bashkëmoshatarët e tij dhe rreth orës 19:00, kur kthehej zakonisht në shtëpi, nuk është kthyer. Familja ka dalë për ta kërkuar në të gjithë zonën, ku kanë kërkuar në qendrat e internetit dhe lokalet e zonës, por në asnjë nga këto vende ku qëndronte zakonisht nuk është parë. Gjatë gjithë natës duke u gdhirë e diela, familjarët nuk kanë reshtur së kërkuari, ndërsa janë parë edhe disa persona që nuk kanë qenë banorë të zonës. “Disa persona kanë shkuar në shtëpinë e Ardian Prenjasit. Kërkonin diçka. Pas disa insistimeve, u larguan”, pohojnë banorët e zonës. Këtë moment e ka parë edhe Jonuz Cami, gjyshi nga babai i A.Camit, i cili lajmëroi familjarët për ndodhinë, ndërsa më pas u lajmërua edhe policia. “Në momentin që disa persona po kërkonin Ardianin, më lindi dyshimi se ai mund të kishte gisht në zhdukjen e nipit tim. Disa persona po e thërrisnin në emër, ndërsa unë pashë që një nga perdet e apartamentit lëvizi pak. Kam dyshuar se mund të ketë pasur njerëz brenda dhe për këtë kam vënë në dijeni edhe policinë”, tregon për gazetën “Shqip”, Jonuzi teksa pohon se personat në fjalë kanë tentuar të futen nga dritarja e apartamentit. “Kërkonin diçka, ndoshta një çelës, të cilin e kishte Ardian Prenjasi. Nga shtëpia në fjalë nuk dilte asnjë njeri, ndërsa vazhdimisht unë dyshoja se kishte njerëz brenda, pasi lëviznin pak perdet”, vijon rrëfimin Jonuz Cami. Sipas tij, policia ka ndërhyrë mesditën e së dielës, në momentin që familjarët kishin intensifikuar kërkimet dhe qëndronin vazhdimisht në rrugën “Bujar Kaloshi”. Apartamenti i Ardianit dhe banesa e të miturit janë përballë njëra-tjetrës. “Pas tentativës së kolegëve të Ardianit, në vendin e ngjarjes erdhi policia, e cila kreu operacionin dhe gjeti në dollapin e rrobave nipin tim”, thotë gjyshi. Ndërkohë, policia ka gjetur në banjë edhe autorin, Ardian Prenjasi, i cili kishte në dorë një thikë. Litarin e kishte varur në banjë, gati për të kryer ekzekutimin e të miturit.

KOMENTE