Por në ceremoninë e inaugurimit të Papa Françesko I, per herë të parë qe pas "skizmes" se vitit 1054, ndarjes se kishes ortodokse me ate katolike, nje patriark do te mare pjese ne inagurimin e papes se ri.
Patriarku ekumenik Bartholomeu do te udhetoje nga Stambolli ne drejtim te Vatikanit, ku do te marre pjese ne meshen e inagurimit te Papa Franceskut. E perditshmja turke "Today`s Zaman",e cila citon nje deklarate te patriarkanes, raporton se patriarku Bartholomeu do te shoqerohet nga shume liderë te tjerë fetare. Kjo vizite pershkruhet ne deklarate si "zhvillim historik",pasi Bartholomeu do te jete i pari patriark ekumenik ortodoks qe do te marre pjese ne nje eveniment te tille, qe prej ndarjes se madhe te vitit 1054.
Bartholomeu ka bere disa vizita me pare ne Vatikan,perfshire edhe funeralin e Papa Gjon Palin II.Ai gjithashtu ka pritur ne Stamboll edhe Benediktin XVI ne 2006.