Gjergji Kalaja - Autori Shanaj mund te kishte shkruar nje liber mbi kinemane rreth 40 vjet me pare kur po perjetonte nje karriere te sukseshme si aktor dhe si I tille kishte akses ne sheshxhirimet e kineasteve me te mire shqiptare. Duke pare nga afer menyren e punes se Viktor Gjikes, Gezim Erebares, Dhimiter Anagnostit, Piro Milkanit, Kujtim Cashkut, Saimir Kumbaros, Rikard Ljarjas, etj dhe duke krahasuar metodologjite e tyre ai mundej shume mire te hidhte drite ne disa nga dinamikat e filmberjes qysh ne ate kohe.
Nje liber mbi ekranin dhe sekretet e tij autori Shanaj mund te provonte ta shkruante serish rreth 20 vjet me pare kur tashme ishte nje regjizor I afirmuar I ekranit te vogel shqiptar te cilin praktikisht e ka themeluar e krijuar me nje grusht te vogel njerezish. Aty ai preku me dore cdo gjini te tij, nga spektakli tek teledrama; nga dokumentari e deri tek filmi artistik. Eksperienca e akumuluar ishte e mjaftueshme per te shuar kuriozitetin e te apasionuarve te ekranit mbi proceset krijuese te ketij profesioni.
Nje liber mbi kinemane, Mevlan Shanaj mund ta shkruante 10 vite me pare kur me guxim artistik ju perqas ekranit te madh me nje produksion serioz nga ku mendoj se ka perfituar nje eksperience te vyer ne lidhje me menaxhimin e setit kinematografik ne epoken post-kinostudio.
Nje liber mbi kinemane autori Shanaj mund ta shkruante gjate ketyre viteve te fundit kur eksperiences se tij voluminoze ne ekran I ka shtuar nje hallke shpeshhere te nenvleftesuar, por te domosdoshme ne kinemane e sotme, ate te producentit. Gjate ketyre viteve, producenti Shanaj ka prodhuar disa dokumentare, filma me metrazh te shkurter e te gjate qe kane rezultuar te suksesshem. Kjo eksperience mjaft e rendesishme do te ishte e mjaftueshme per te shkruar nje liber mbi kinemane dhe montazhet financiare qe e mundesojne ate.
Autori Shanaj mund te shkruante nje liber mbi eksperiencen e tij pedagogjike ne degen e regjise se filmit ku eshte ndeshur gjate ketyre viteve te fundit me krijimet e para te brezit te ri. Ne kete kontakt te vazhdueshem e te palodhur me brezin e ri autori Shanaj ka dhene shume, por me siguri ka marre dhe dicka mbrapsht.
Mevlan Shanaj pra mund te kishte shkruar te pakten 5 apo edhe me shume libra gjate ketyre 45 viteve karriere, por jo kete liber me te cilin na prezantohet sot. Kurrsesi jo. “Ekrani eshte vete endrra” eshte teresia e te gjitha eksperiencave te mesiperme te materializuara ne nje liber te vetem. Si I tille ai eshte dhe do te mbetet nje veper e plote qe prek te gjitha hallkat e filmit, nga ideja deri tek distribucioni, pra nga Aja tek Zhja.
Do doja te theksoja fillimisht se pavaresisht deshires se autorit qe libri te jete pike se pari ne funksion te studenteve te regjizures, ai funksionon me se miri per çdo lexues qe pelqen kinemane. E theksoj kete pasi kurrsesi ky liber nuk duhet te kanalizohet si nje liber akademik. Ai nuk eshte nje manual I merzitshem teorik , por nje udhetim reflektues mbi kinemane dhe elementet qe e perbejne ate. Pikerisht ketu qendron dhe nje nga vlerat kryesore te librit, ai eshte multidimensional, pra lehtesisht I lexueshem dhe I kuptueshem nga nje amator, por njekohesisht I keshillueshem dhe i dobishem edhe per nje profesionist te sektorit.
Ne ilustrimin e cdo kapitulli, Shanaj kujdeset vecanerisht qe eksperiences se tij personale ti bashkangjise dhe mendimet apo eksperiencat e kineasteve te tjere boterore duke dhene keshtu pergjigje gjitheperfshirese pikepyetjeve qe shtron cdo hallke e filmberjes. Gama e referencave vendase dhe te huaja eshte mbreselenese dhe mjaft informuese duke shtuar keshtu bindjen time se autori ka qene dhe mbetet nje shikues I rregullt I kinemase vendase dhe boterore dhe se eshte nje lexues I vazhdueshem I literatures bashkekohore kinematografike. Te gjitha keto hulumtime te autorit pertej experiences se tij personale e pasurojne vepren akoma dhe me shume.
Ne nje nga faqet e librit autori shprehet se nje pjese e madhe e bibliotekes se tij kinemtografike buron nga koleksioni I te birit, I cili eshte nje kineast I ri qe ka padiskutim te njejtin guxim artistik te Mevlanit, por nje stil krejt tjeter. Kjo perballje stilesh dhe sigurisht edhe diskutimesh artistike brenda familjes, besoj se e ka zgjeruar edhe me tej njohurite e autorit mbi kinemane e sotme bashkekohore dhe te gjithe kete informacion e reflekton me se miri ne te gjithe argumentat e tij te natyres estetike mbi filmin si gjini artistike dhe si fenomen social.
Duke lexuar librin, dashamires te filmit por dhe studentet do te kuptojne labirinthin e madh krijues, teknik e financiar qe shoqeron nje veper kinematografike te cilen Shanaj e pershkruan me imtesi dhe kthjelltesi. Mesa kuptoj, Shanaj deshiron te edukoje nje brez te rinj kineastesh qe jane te ndergjegjshem per gjeresine dhe thellesine e problematikave te proceseve kinematografike. Nje brez kineastesh qe ka zgjidhur cdo gje ne leter perpara se te ndermarre aventura ne terren. Kete keshillon Shanaj duke hedhur nje gur themeli per te shkeputur kinematografine shqiptare nga nje far empirizmi me te cilin ka funksionuar keto vitet e fundit.
Ne gjykimin tim, Shanaj sot ploteson nje detyrim te brezit te tij qe ka punuar me aq pasion ne kinematografi, por qe I detyrohej brezit tim qe kete akumulim eksperiencash te na e linte trashegimi te shkruar. Ne kete menyre, ne, kineastet e rinj, mund te fillojme nga aty ku e ka lene brezi paraardhes e keshtu me rradhe. Eshte nje fillim tejet I mbare nga Shanaj qe nuk duhet te mbetet I izoluar pasi publiku, studentet dhe profesionistet e sektorit kane nevoje edhe per kendveshtrimet analitike te regjizoreve te tjere per te plotesuar keshtu panoramen e plote te mendimit kinematografik shqiptar.
Ne fund te te gjithe ketyre vlerave ne permbajtjen e ketij libri, do te vecoja dicka qe nuk do ta lexoni ne rrjeshtat e atij libri, por midis rrjeshtave. Eshte dashuria e nje personi per nje enderr qe quhet ekran. Eshte nje dashuri qe zgjat prej gjysem shekulli dhe qe eshte ne thelb te cdo suksesi te tij. Eshte nje dashuri qe meriton perkujdesje dhe kete perkujdesje Mevlan Shanaj nuk ja ka mohuar kurre ekranit. E ka ndjekur nga pas si I marre dhe ekrani, dmth endrra, ja ka perkembyer. Si cdo marredhenie e sinqerte, ajo midis tij dhe ekranit nuk eshte xheloze, prandaj dhe ai e ndan me te gjithe, sidomos me brezin e ri te cilin e ka infektuar me te njejten enderr.
Faleminderit i dashur profesor, mik, koleg!