Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur dje në Tiranë ku një mitur u dhunua dhe e mbajt peng nga shtetasi Adrian Prenjasi dhe një tjetër (sipas dëshmisë së autorit dhënë organeve të policisë) është vrarë prej tij dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas është dënuar me gjobë nga gjykata, për veprën penale të të “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një tjetër të mituri Ministri i Drejtësisë ka kërkuar menjëherë inspektimin në Prokurorinë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rastin në fjalë.
Inspektimi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale në procedimin penal nr.1623, viti 2008 në ngarkim të të pandehurit Ardian Prenjasi, i akuzuar për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal, me hetime paraprake të përfunduara me vendim dërgimi për gjykim. Përfunduar së gjykuari me vendimin penal nr.1555 datë 14.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Të gjitha rezultatet e inspektimit do t'i bëhen te ditura opinionit publik brenda një kohe të shkurtër.