Një grua britanike ka qenë plagosur, pasi u hodh nga një ballkon hoteli për të shpëtuar nga ngacmimet e dyshuara në Agra, Indi, thote policia lokale.
Gruaja, rreth 30 vjeç i tha policisë se ajo kishte lene porosi ne sportel qe ta zgjonin ne oren 4 ne mengjes, por kur pronari i hotelit trokiti në derën e saj, ai i ofroi asaj një masazh.
Ajo i tha policisë se ai nuk dnte te largohej madje i mbylli derën dhe ajo u detyrua te hidhej nga ballkoni i saj në nivelin më poshtë, duke plagosur këmbën e saj, para se të largoheshe nga hoteli.
Policia ka arrestuar pronarin e hotelit.
Një zëdhënës për Komisionin e Lartë Britanik në Indi, tha se zyrtarët konsullore të Mbretërinse se Bashkuar në Delhi kanë folur me gruan dhe policinë lokale.
Një ekip konsullor udhëtoi për Agra për ti siguruar ndihmë të gruas, shtoi ai. Qyteti është shtëpia e Taj Mahal.
Inspektor i lartë i policisë në Agra, Subhah Chandra Dubey, i tha BBC se ajo ishte plagosur ne kembe dhe pas trajtimit ishte larguar ne nje hotel tjeter madje e shoqeruar nga dy gra si kujdestare.