Shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof, cili qëndroi për vizitë dyditore në Beograd ka deklaruar se: “Janë të domosdoshme marrëveshjet konkrete për heqjen e strukturave paralele serbe në aparatin e sigurisë dhe të administratës në veri (të Kosovës) të cilat do t’i pranonte edhe popullsia serbe, si dhe fillimi i zbatimit të tyre, posaçërisht në sektorin e sigurisë, gjyqësorit dhe administratës”.
Lidhur me deklaratat e kreut shtetëror serb që përsërit me këmbëngulje se nuk do të shkojë nën “linjat e kuqe” të përcaktuara, Shokenhof ka porisitur lidershipin serb që të tregojë “fleksibilitet maksimal dhe gatishmëri për kompromis me Prishtinën në lidhje me kompetencat e bashkësisë së kmunave serbe”.
Po ashtu ai ka thënë se nevojiten një angazhim i mëtejshëm rreth implementimit të reformave të nevojshme.
“Dhe natyrisht të tregojë një vullnet të mirë që të ecet drejt një marrëveshjeje kyçe, përkatësisht drejt “një modeli të detyrueshëm për marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës.
“Po e përsëris, nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë e presim gjatë negociatave për përafrim, kjo nuk është tani, për datën”, ka deklaruar Shokenhof në një intervistë për të përditshmen “Veçernje novosti”.