Një nga limuzinat e Presidentit amerikan Barak Obama ka ngecur në rrugë pas prishjes së saj në Izrael.
Limuzina e zezë e Presidentit Obama zbriti në Tel Aviv për një vizitë shtetërore.
Raportet e medias thanë se automjeti ishte mbushur gabimisht me naftë në vend që të mbushej me benzinë.
Limuzina që më pas ishte marrë me karrotrec nuk kishte ndikuar aspak në ndërprerjen e intinerarit të Obamës.
"Kjo është arsyeja pse ne kemi sjellë automjete të shumta dhe një mekanik për të gjitha udhëtimet," tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret amerikan Edwin Donovan në një deklaratë.
"Situatat si kjo janë planifikuar gjerësisht nga ekipet tona në mënyrë që paraprakisht itinerarin e Presidentit të mos preket nga këto lloje problemesh".
Presidenti amerikan mbërriti në Lindjen e Mesme të mërkurën për një vizitë tre-ditore në Izrael dhe territoret Palestineze.
Ky është udhëtimi i tij i parë në këtë rajon që kur mori detyrën e parë në vitin 2009.