Ndërkohë që situata akoma nuk ishte përmirësuar reshjet kanë nisur përsëri gjatë natës pas dy ditësh pranverore me diell.
Situata në qarkun e Shkodrës është rënduar më tej duke bërë që niveli i ujit Liqenit të Shkodrës të rritet aq sa ka dalë nga shtrati i tij duke përmbytur pedonalen në hyrje të qytetit.
Po ashtu dhe lokalet buzë liqenit janë përmbytur ndërsa ujrat kanë vazhduar të mbulojnë edhe aksin Shkodër-Shirokë.
Specialistët e ujrave thonë se prurjet e mëdha që vijnë nga lumenjtë janë shkaku i kësaj situate.
Imami i xhamisë së Shkodrës i ka kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës të reagojë për të rregulluar kompleksin në Xhaminë e Plumbit për të mos pasur përmbytje pasi ajo për shkak të gjendjes së përkeqësuar, mund të shkojë drejt përmbytjes.