Pak metra larg rajonit të policisë nr. 2 në Tiranë, te 21 dhjetori një makinë e policisë është përplasur me një furgon mallrash me targa “KO 2336 B”.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe mësohet se makina e policisë po shkonte për të marrë një fëmijë të braktisur pas një telefonate të marrë ndërsa furgoni ishte futur kundra tabelës në rrugë.
Si pasojë plagoset një prej efektivave të policisë por pa rrezik për jetën ndërsa është ndaluar për hetime të mëtejshme dhe drejtuesi i furgonit.