English

Ministri francez jep dorëheqjen pasi zotëron llogari sekrete bankare në Zvicër

Jérome Cahuzac, ministër për Buxhetin në Francë, ka ofruar dorëheqje të parevokueshme pas një hetimi tatimor që ka treguar se ai ka një llogari sekrete bankare në Zvicër.

Jérome Cahuzac ka mohuar gjithmonë llogarinë bankare në Zvicër. Por, pozicioni i tij u bë shumë i vështirë të martën, kur prokurorët njoftuan fillimin e një hetimi gjyqësor ndaj tij.

Autoritetet franceze janë duke hetuar në veçanti faktet e pohuara që kanë të bëjnë me evazionin fiskal. Jérome Cahuzac është zëvendësuar menjëherë nga Bernard Cazeneuve, ministër aktual për Çështjet Evropiane, transmeton albinfo.ch.

Llogaria e Jérome Cahuzac në UBS ishte mbyllur në vitin 2010, ndërsa asetet ishin transferuar në Singapor.

KOMENTE