English

Tritan Shehu: Votimi i 16 vjeçarëve një propozim i dobishëm, madje që në këto zgjedhje

Në një intervistë për gazetën "Shekulli", Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka deklaruar se partia e tij dhe Kryeministri Berisha kërkojnë referendum për votimin e 16-vjeçarëve pasi sipas tij, vendi dhe rrjedhimisht dhe PD-ja dominohet nga një popullsi e re.
Një tjetër çështje që deputeti Shehu është fokusuar është ajo e koalicionit parazgjedhor, ku për herë të parë deputeti i PD-së aludon për një hyrje në koalicion me PBDNJ-së e Vangjel Dules. Sipas tij, “janë të gjitha premisat për të ndërtuar një koalicion dhe më të gjerë këtë radhë”.

Intervista e plotë

Kohët e fundit është hedhur një tezë e re e bashkëpunimit të PD-së me aleatët, ajo e futjes së krerëve të kryetarëve të partive aleate tradicionale të PD-së në listat e përbashkëta në zgjedhjet e 23 qershorit, cili është mendimi juaj?

Unë nuk kam dijeni për këto detaje. Unë dua të theksoj se PD-ja dhe Berisha janë të aftë dhe të vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 23 qershorit me një koalicion të gjerë fitues. Eksperienca e këtyre viteve tregoi pikërisht që ne dimë të ndërtojmë koalicione, të respektojmë aleatët dhe të bëjmë që koalicionet të jenë efektive e produktive. Kjo është gjeja më e rëndësishme në ndërtimin e koali- cioneve. Kështu janë të gjitha premisat për të ndërtuar një koalicion dhe më të gjerë këtë radhë. Pa dyshim nuk ka asnjë arsye pse anëtarët e koalicionit ekzistues të mos jenë pjesë e koalicionit të ardhshëm. Modalitet e ndërtimit të tij, pa dyshim do të realizohen në mënyrë krejt transparente e në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e koalicionit. Çdo gjë në kohën e saj.

Çfarë pritet të ndodhë në mitingun e PD-së me rastin 21 vjetorit të fitores së parë të PD-së, do të kemi shpalosjen e fushatës nga ana e selisë 'blu", do të prezantohen dhe kandidatë për deputetë në qarkun e Tiranës apo thjesht një ceremoni me rastin e 21-vjetorit të fitores?

Pa dyshim që është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë, përvjetori i fitores së demokracisë në vendin tonë. Është një ditë e madhe për të gjithë. Ishin përpjekjet e popullit shqiptar, të PD-së, të të gjithëve neve, të Berishës si lideri i lëvizjes tonë. Pra kjo ditë do të festohet ashtu si i takon të bëhet.

Cila është arsyeja e vërtet e kërkesës për referendum për votimin e 16 - vjeçarëve, mos vallë FRPD-ja anëtarët i ka në shumicën e vet poshtë moshës 18-vjeçare?

Është një kërkesë shumë racionale, veçanërisht për karakteristikat e vendit tonë që dominohet nga një popullsi e re. Sot të rinjtë kanë një formim shumë më të avancuar se disa vite më përpara. Pra unë e konsideroj si një propozim të dobishëm dhe krejt të realizueshëm, qoftë që për zgjedhjet e 23 qershorit.

KOMENTE