Bletët frymëzuese të zgjidhjes për mbeturinat ushqimore.
Bujqësia përdor sasinë më të madhe të ujit, pasi nevojitet 700 litra ujë për të rritur një pemë molle dhe 16000 litra pët të pregatitur një hamburger.
Rreth 45-50 % e ushqimit hidhet jashtë, nuk hahet. Në vende si Shtetet e Bashkuara, një pjesë e madhe e mbetjeve vjen nga konsumatorët që harrojnë të hanë ushqimin në kohë, por në vende të tjera si Afrika, shumica e mbetjeve të ushqimit vijnë menjëherë pas korrjes, për shkak të mungesës së frigoriferëve.
Projektuesit kërkuan për një zgjidhje në mënyrë që ushqimi të ruhet për një kohë më të gjatë për të aritur tek njerëzit që mund ta hanë atë.
Projektimi i tyre, Time Capsule, është një version i një frigoriferi avullues, njëshekullor pajisje që përdoret zakonisht në Afrikë sot.
Versioni tradicional ka disa probleme, pasi përdor sasi të mëdha të ujit, nuk punon kudo dhe mund të çojë në probleme të shfaqjes së insekteve dhe mykut.
Ftohësit avullues punojnë duke rritur lagështinë dhe pasi projektuesit rishikuan përsëri problemin, ata mësuan se bletët e mjaltit ftohin kosheret e tyre duke përdorur lagështinë, bletët rrahin krahët e tyre për të shpërndarë ujin në ajër. Duke përdorur të njëjtën teknike pajisja e re ka një ventilator të vogël që lëviz mbi ujë duke ftohur ajrin dhe i mbajtur perimet të freskëta. Gjithashtu ata përdorin vajin e eukaliptit për të mbajtur insektet larg siç bejnë bletët të cilat mbledhin polene të ndryshme për ta mbajtur larg dëmtuesit.