Hall të fejohesh e hall të rish pa fejuar. I fejuar nuk i jep ndihmën të fejuarës por e lë të vdesë, ndërsa vetë largohet në shtëpi për të fjetur.
Ngjarja e pabesueshme u raportua nga e përditshmja britanike, “Daily Mail”.
36-vjeçari Ceiron Cook, ndërsa po kthehej në shtëpi me të fejuarën pas një mbrëmje, u përplas nga ana e pasagjerit me një pemë.
Përplasja e dhunshme plagosi rëndë 28-vjeçaren Lynsey Popp, ndërsa Ceiron nuk pësoi asnjë dëmtim serioz.
Në këtë moment, në vend që t’i vinte në ndihmë njeriut me të cilin priste të martohej brenda pak muajsh, ai u largua për të fjetur në shtëpi, ku edhe u gjet në gjumë mëngjesin e nesërm.
Trupi i pajetë i vajzës u gjet brenda makinës së saj nga kalimtarë të rastit.
Cook përballet me drejtësinë, e cila do ta gjykojë për vrasje nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur dhe mosdhënie të ndihmës.
Ai mbrohet duke thënë se ishte tepër i dehur për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe për këtë arsye nuk telefonoi ambulancën, por sipas akuzës, fakti që Cook arriti të gjente i vetëm shtëpinë e tij, tregoi se ai kishte qenë gjithsesi i ndërgjegjshëm pas aksidentit.