English

Maqedoni: Zgjedhjet dhe emrat fitues. Kërçova do të udhëhiqet nga një shqiptar (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një konferencë për mediat ka shpallur fitoren e kandidatit të partisë së tij, Fatmir Dehari, në komunën e Kërçovës. Kështu, për herë të parë një kandidat shqiptar merr drejtimin e këtij qyteti me mbi 60 mijë banorë.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet e djeshme lokale fitoi më së shumti vota në 54 komuna, koalicioni i LSDM-së në shtatë, BDI në 12, PDSH, Partia Përparimtare serbe në Maqedoni, Rilindja Demokratike Kombëtare, Partia Demokratike e Turqve dhe Lidhja e Romëve në nga një, ndërsa në dy komuna fituan kandidatë të pavarur.

Rezultatet janë marrë nga të dhënat e përpunuara nga 97,48 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve. Jehona e votimit është 67,06 për qind. Në Qytetin e Shkupit janë numëruar votat e 90,11 për qind të vendvotimeve. Jehona është 63,77 për qind. Më shumë vota fitoi Koce Trajanovski 49,41 për qind, Jani Makraduli 28,81 për qind të votave, ndërsa Artan Grubi 12,35 për qind.

Në Kërçovë Fatmir Dehari nga BDI-ja fitoi 52,32 për qind të votave, ndërsa Bllagoja Despotovski 47,68. Në Koçan Ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE-ja 50,78 për qind, ndërsa Mile Andonov nga LSDM-ja 47,79. Në Kriva Pallankë, Arsenço Aleksovski nga LSDM-ja 53,10, ndërsa Goranço Mlladenovski nga LSDM-ja 43,81, në Krushevë Gorgji Damçevski nga VMRO-DPMNE-ja 55,86 për qind, ndërsa Tashula Juca nga LSDM-ja 39,05 për qind, në Likovë Sadulla Duraku nga BDI-ja 51 për qind, ndërsa Murtezan Idrizi nga PDSH-ja 45,14.

Në Mavrovë-Rostushë Mukrem Memedi nga VMRO-DPMNE-ja 52,27 për qind tlë votave, ndërsa Samir Ajdini 29,47 për qind. Në Çair Izet Mexhiti i BDI-së fitoi 53,05 të votave, ndërsa Muhamed Thaçi i PDSH-së 18,63. Në Gostivar Rufi Osmani i RDK-së fitoi 37,08 të votave, Nevzat Bejta i BDI-së 35,26.

Në Dibër kandodati i BDI-së Ruzhdi Lata 71,84, ndërsa kandidati i pavarur Ibrahim Kollari 14,59. Në Saraj Bekim Murati i BDI-së 54,24, ndërsa Azbi Nuredini PDSH-së 38,90, në Studeniçan Fati Iseni i BDI-së 44,14, ndërsa Azem Sadiku i PDSH-së 36,76. Në Haraçinë Rahim Ajvazi i BDI-së 44,53, ndërsa Bastri Bajrami, kandidat i pavarur 41,49 për qind.

Në Tetovë Teuta Arifi e BDI-së 39,98 dhe Sadi Bexheti i PDSH-së 32,80, në Sopishte Stevçe Tërpkovski i VMRO-DPMNE-së 57,05 dhe Lupço Mickovski i LSDM-së 31,42. Më shumë vota në Strugë fitoi Vlladimir Koçovski i VMRO-DPMNE-së 41,11, Zijadin Sela 32,37. Në komunën Qendër të Shkupit Andrej Zhernovski i LSDM-së fitoi 51,46 për qind të votave, ndërsa Vlladimir Todoroviq i VMRO-DPMNE-së 46,52.

Më së shumti vota në Vrapçisht ka fituar Bajram Kadrija nga BDI-ja 36,75 për qind, Isen Shabani nga PDSH-ja 33,35 për qind dhe Jusuf Hasani nga koalicioni PDT-RDK 27,34 për qind. Në komunën Karposh në Shkup Stevço Jakimovski nga Partia Përparimtare Serbe fitoi 47,14 për qind, Andrej Petrov 26,34 dhe Jagnula Kunovska nga VMRO-DPMNE 25,85 për qind të votave.

Në Pllasnicë Ismail Jahovski nga BDI-ja 56,23 për qind, ndërsa Enver Saitovski nga PDT 43,77 për qind. Në Strumicë më së shumti vota fitoi Zoran Zaev i LSDM-së me 52,51 për qind të votave, ndërsa Vasil Pishev i VMRO-DPMNE-së 46,95, në Tearce Ruhan Iljazi i PDSH-së 42,63 ndërsa Isen Asani i BDI-së 42,57.

Në Bogovinë Hazbi Idrizi i BDI-së 52,94, Burhan Izairi i PDSH-së 42,54, në Bërvenicë Stojan Todorovski i VMRO-DPMNE-së 35,75, ndërsa Enver Pajaziti i BDI-së 21,53…

Në Dollnen Boshe Millosheksi i VMRO-DPMNE-së 30,04, Abdulla Bajrami i BDI-së 26,51, në Zhelinë Fatmir Izairi i BDI-së 53,76, Jatif Arifi i PDSH-së 42,28, në Zernoc Bllazhe Stankov i VMRO-DPMNE-së 66,39, ndërsa Vanço Mitev i LSDM-së 31,61. Në Kumanovë Zoran Gjorgjievski i VMRO-DPMNE-së fitoi 38,25, ndërsa Zoran Damjanovski i LSDM-së 35,60.
1721

KOMENTE