English

Trans Adriatik Pipeline, (TAP). Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në unanimitet marrëveshjen për gazsjellësin Trans Adriatik Pipeline, (TAP) mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.
Në marrëveshjen e cila u votua me 120 vota dhe pro kësaj marrëveshje votuan edhe deputetët e opozitës, tre shtetet shprehin mbështetjen e tyre politike për projektin e gazsjellësit TAP dhe detajojnë gjithashtu edhe detyrimet e secilit shtet kundrejt projektit.

"Gazsjellësi TAP është një oportunitet strategjik i Shqipërisë dhe ne duhet të vazhdojmë të lobojmë për këtë projekt",- deklaroi ministri i Bujqësisë Genc Ruli.
Investimi që do të kryhet në Shqipëri përmes zbatimit të këtij projekti llogaritet mbi 2 miliardë dollarë dhe gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij do të punësohen mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë.
Në fjalën e tij, deputeti Braçe ka kërkuar nga ministri Haxhinasto një bilanc konkret për privatizimin e aseteve shtetërore.
“Ligji ka përcaktuar garë e konkurencë për koncensionet, por këta po japin edhe bonuse. BE e ka konstatuar si korruptive këtë praktikë. Ky ligj nuk është i harmonizuar me standartet e BE-së. Kërkoj nga ministri i Ekonomisë një bilanc të koncensioneve dhe mënyrës si janë privatizuar pasuritë tona” tha Braçe.
Aksionerët e TAP-it janë: kompania zvicerane AXPO, norvegjezja Statoil dhe gjermania E.O.N Ruhrgas.

Gazsjellësi TAP do të sjellë gaz natyror nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz II të Azerbajxhanit në drejtim të Europës.

KOMENTE