Bill Gates do të shpërblejë me 100 mijë dollarë cilindo që shpik prezervativin e ri që të jep më shumë kënaqësi seksuale dhe që ndalon sëmundjet e transmetueshme.
Bashkë-themelues i Microsoft dhe manjati i biznesit është duke kërkuar për një prezervativ tjetër "që rrit kënaqësinë pas marrjes dhe përdorimit të tij të rregullt'.
Gates ka ftuar në këtë ofertë të gjithë, pa dallim, që nga studentët deri te shkencëtarët, për të dalë me një ide dhe ta dërgojnë atë në një aplikim prej 2 faqesh online.
Nëse një shpikës mund ta bëjë këtë, atij do ti jepen 100,000 dollarë për propozimin fillestar dhe deri në 1.000.000 $ për fonde shtesë.
"A është e mundur për të zhvilluar një produkt për të rritur kënaqësinë?
"Nëse është kështu, një produkt i tillë do të çojë në përfitime të konsiderueshme për shëndetin global, si në incidencën e shtatzënive të paplanifikuara dhe në parandalimin e infektimit me HIV ose SST të tjera?"
Fondacioni beson se shkenca është atje për një prezervativ më të mirë.
Bill dhe Melinda Gates Foundation gjithashtu do të financojnësi gjetja e materialeve të sigurta të reja që mund të ruajnë dhe të rrisin seksin, si dhe zhvillimin dhe testimin e kondomit në forma të reja.