Kur barku është i sheshtë dhe i lëmuar na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse. Demonstrimi është një kënaqësi e vërtetë: është momenti magjik kur pantallonat përshtaten si një lëkurë e dytë dhe rrinë pak mbi kërthizë për të na lejuar t'ju tregojmë të gjithëve sesa të bukura jemi.
Ja disa këshilla për një bark të sheshtë:
1. Pi më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.
2. Mos pi alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.
3. Qëndro drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.
4. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.
5. Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.
6. Provo kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe të forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.
7. Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën e rrymës para dhe parapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e barkut. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç'kontrakton muskujt e barkut.
8. Vishu në mënyrë komode. Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat e rregullta për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.
9. Ha shumë fibra vegjetalë: të cilat i gjen në frutat e perime: ato ngopin dhe largojnë kapsllëkun.
10. Pi shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse zbut jashtëqitjet. Kundërshton shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.