English

Gjergji Prenga, rrihet për vdekje te Kodra e Priftit, afër një diskoteke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku mendohet se zënkat mes grupeve të të rinjve kanë çuar në një masakër që ka përfunduar me vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri.

Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi tek zona e Porcelanit, tek vendi i njohur si Kodra e Priftit, afër një diskoteke, ku dy adoleshentët janë sulmuar nga dy të rinj të tjerë, të cilët mbanin hekura nëpër duar.

Mësohet se viktima është Gjergji Prenga rreth 18 vjeç, i cili punonte në një pikë larje makinash dhe tapicerie në këtë zonë, afër të cilës ndodhi edhe krimi fatal.

Sakaq Julian Frroku, 18 vjeç, është plagosur po ashtu në këtë ngjarje. Si Gjergji dhe Juliani gjendeshin bashkë në momentet e krimit.

Asnjë arrestim nuk është kryer për momentin nga ana e policisë

KOMENTE