English

Heqja e tatimit mbi pagën deri në 30 mijë lekë miratohet me ligj (VIDEO)

Ashtu siç ishte diskutuar më parë dhe pritej për miratim, tashmë është bërë e ligjëruar heqja e tatimit mbi pagat deri në 30 mijë lekë.

Komisioni i ekonomisë dhe financave ka miratuar ndryshimet në projektligj vetëm me votat e mazhorancës.
Sipas zv.ministrit të Financave Alfred Rrushaj nga kjo lehtësi do të përfitojnë rreth 220 mijë persona ndërkohë që efekti në buxhet do të jetë 2.5 miliard lekë.
Opozita e kundërshtoi këtë ndryshim në këtë moment duke propozuar tatimin mbi të ardhurat në bazë të fashave të pagave. Kjo shkaktoi një sërë debatesh në komision.

Një tjetër ndryshim në projektligj i cili u miratua vetëm me votat e mazhorancës ishte taksat për antenat në hapësira publike.
Edhe ky ndryshim hasi në debate pasi opozita akuzoi se nuk veprohet njëlloj për të gjitha kompanitë.
1723

KOMENTE