English

Njollat e verdha në kapakun e syrit, shenjë e sëmundjeve kardiake

Një studim i fundit tregoi se të sëmurët të cilët kanë njolla të verdha të fryra (ksantelazma)në kapakët e syrit rrezikohen 48% herë më shumë nga një krizë kardiake.
Sipas studiuesve në Danimarkë njollat e verdha, të fryra mbi kapakët e syve pasqyrojnë një risk të lartë të krizave kardiake dhe shfaqjes së sëmundjeve të tjera.

E krijuar zakonisht nga kolesteroli ksantelazma është shenjë e mbledhjes së yndyrave në një pjesë të trupit. Kardiologët mendojnë se simptomat e mësipërme do t’i ndihmojnë të përcaktojnë pacientët e rrezikuar nga infarktet.

Ekipi studiues në spitalin Herley të Danimarkës ka filluar të ndjekë 12745 të sëmurë që në vitin 1970. Në fillim të studimit 4,4 % e të sëmurëve kishin ksantelazma.

Alarmi i verdhë tek sytë

Pas 33 viteve 1872 të sëmurë kaluan kriza kardiale, 3699 të sëmurë u prekën nga sëmundjet e zemrës dhe 8507 të tjerë ndërruan jetë. Rreziku i ksantealzmës u bë më i qartë pas këtyre të dhënave.

Meqë ksantelazma sinjalizon mbledhjen e yndyrave edhe risku i bllokimit të enëve të gjakut duke shkaktuar infarkte është më i madh. Studiuesit theksojnë se të sëmurët duhet të ndryshojnë stilin e jetesës dhe të ndjekin dieta të cilat ndikojnë në uljen e kolesterolit.

KOMENTE