Gjatë mesditës së sotme në Tiranë, ka rënë nën prangat e bluve të Tiranës Fatjon Pashtranaku pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë rrëmbyer gjatë ditës së djeshme shtetasin, Erjon Muhametaj nga ambientet e një lokali, duke e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Shkak për pengmarrjen ishte një borxh prej 200 mijë paund që Muhametaj ia kishte marrë autorit të rrëmbimit dhe dy personave të tjerë.
Personat e tjerë të përfshirë në grabitje, janë Ilir Ismaili dhe Dritan Brisku.
Mësohet se aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë, ndërkohë nga ana e policisë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të pengmarrjes.