Zonja e parë e Kinës është e gatshme për të bërë përshtypje - dhe të prezantojë imazhin e Kinës në botën e jashtme politike dhe shoqërore.
Peng Liyuan, gruaja e Presidentit të ri të Kinës Xi Jinping, bëri debutimin e saj si zonja e parë e Kinës këtë javë. Ajo ka shoqëruar në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president i ri i shtetit të Kinës bashkëshortin e saj.
Veshur me një pallto vija-vija, dhe me një shall bojëqielli ajo qëndroi pranë XI, kur ata arritën në Moskë, ndalesa e parë e udhëtiit të tyre.
E qeshur, elegante, me një sharm të veçantë veshje ajo shtrëngoi duart me pritësit ruse, një hap ose dy prapa burrit të saj.
"Ne kemi dashur gjithmonë që të kemi një grua të parë, elegante që të jetë prezantuese e denjë për Kinën në botën e jashtme", ka thënë një zyrtar kinez, "Tani ne kemi një të tillë."
Shumë kinezë janë të entuziazmuar dhe e adhurojnë zonjën e tyre të parë. SHBA ka Michelle (Obama), ne kemi Peng Liyuan," shkroi mikro-bloger @ mlxftmilixiaofantuan.
Peng, 51, nuk ka nevojë për ndihmë kur është fjala për marrëdhëniet me publikun.
Ajo është një soprano popullore, e njohur gjerësisht në Kinë për zërin e saj të qelqtë dhe fluturues madje edhe në këngët patriotike folklorike.
Hitet e saj përfshijnë "People from Our Village" dhe "On the Plains of Hope."
A do të jetë ajo një zonjë e mirë në jetën politike ashtu siç është në botën e artit?
"Sigurisht", u përgjigj zyrtari kinez. "Ajo duket elegante, ajo është një profesioniste e suksesshme dhe se ajo vjen nga një sfond modest."
Peng u lind në një familje artistësh në Provincën Shandong. Nëna e saj ishte një anëtare e një trupe teatri lokal, kurse babai i saj ishte një kurator i muzeut lokal.