Mëngjesi i sotëm në Vlorë ka erdhur me lajmin e dhimbshëm lidhur me zhdukjen e dy peshkatarëve në afërsi të ishullit të Zvërnecit, në Vlorë.
Informacionet thonë se koha e keqe me shi dhe erë ka qenë shkaku kryesor dhe si rezultat rryma detare mund t'i ketë rrëmbyer ata.
Policia kufitare është vënë në kërkim të dy peshkatarëve.