English

E vërteta e skuqjes së domateve në Shqipëri. Shumë e rrezikshme

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka nxjerrë në dritë një skandal i cili lidhet drejtëpërdrejtë me shëndetin e konsumatorit shqiptar. Kështu, një stimulues për rritjen e perimeve, i cili nuk përfshihet në listën e produkteve të mbrojtjes së bimëve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë, përdoret nga fermerët shqiptarë për të përshpejtuar rritjen e perimeve të ndryshme.

E kush është ky medikament?

Etrel - i cili përdoret për të përshpejtuar rritjen e perimeve të ndryshme ndërsa më shumë ky medikament përdoret për skuqjen e domateve të serave.
Ky medikament sillej nga Greqia dhe shpërndahej në farmacitë e zonës së Lushnjes dhe Beratit
Ndërsa AKU-ja duket se e ka të pamundur zbulimin e këtyre hormoneve, të cilat shiten në ambalazhe të medikamenteve të tjera.
Mënyrat e përdorimit të Etrelit te domatja janë të shumta. Disa fermerë e lyejnë domaten e papjekur me një sfungjer ose çorape grash, por duke qenë të kujdesshëm që të mos lenë pika të medikamentit në kokërr, pasi më pas domatet kur dalin në treg janë me pika të zeza.
Madje ata u këshiollojnë atyre “që domatet që u hidhnin hormone të mos i përdornin për familjet e tyre, por të lenë pesë rrënjë domate pa spërkatur me hormone, që t’i konsumojnë për vete”.

Etrel ose i njohur më shumë me emrin Ethephon, është më i përdorur gjerësisht në rritjen e bimëve rregullatore. Metabolizmi Opon nga bimët, konverton në etilen, një rregullator i fuqishëm i rritjes së bimëve dhe pjekurisë së tyre.

KOMENTE