English

Kinë. 2 djem u rrahën për vdekje nga stafi i shkollës

Dy djem kanë vdekur, pasi ata janë rrahur nga një pjesëtar i stafit në një shkollë fillore në jug të Kinës, raportoi media shtetërore kineze.

Djemtë, të cilët ishin nxënës në një shkollë private në Yulin City, në rajonin Guangxi Zhuang, vdiqën më vonë në spital, thotë agjencia e lajmeve Xinhua.

Një punonjës mashkull thuhet se ka goditur djemtë, duke i shkaktuar lëndime kritike.

Kjo vjen një ditë, pasi një burrë vrau 2 fëmijë në një shkollë në Shanghai të enjten.

Policia në Yulin ka arrestuar nëpunësin mashkull dhe po heton rastin. Djemtë ishin në klasën e pestë, i cili në përgjithësi ka fëmijë të moshës 10-12 vjeç.

Kina po përballet me një numër sulmesh në shkollat ​​fillore në vitet e fundit.

Më 14 dhjetor 2012, 22 fëmijë të rinj u plagosën me thikë në një shkollë fillore në provincën Henan.

Në vitin 2010, një seri sulmesh me thika në shkolla ​​janë raportuar gjithashtu.

KOMENTE