English

Projektligje të rëndësishme në fushën energjisë dhe të politikave tatimore.

Nën drejtimin e Kryetares Jozefina Çoba Topalli, Kuvendi u mblodh në seancë plenare dje dhe, ndër të tjera, miratoi disa projektligje të rëndësishme në fushën energjisë dhe të politikave tatimore.

Për më shumë se pesë orë, deputetë të mazhorancës dhe opozitës diskutuan për projektligjin “Për nje ndyshim dhe shtese ne ligjin nr. 10 083 date 23.02.2009 “Për miratimin e Kontratës së Koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si Autoritet Kontraktues dhe ENV AG, STATKRAFT AS dhe DEVOLL HYDROPOËER SH.A., si bashkëkoncesionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; për projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632,datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si dhe për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438,datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”të ndryshuar.
Kuvendi miratoi të gjitha projektligjet e sipërpërmendura, si dhe projektligjin “Për të huajt”.

KOMENTE