Ditën e djeshme është shembur një masiv dheu dhe shkëmbi në hyrje të tunelit të vogël të Shkopetit në anën lindore duke bllokuar rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë.
Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe probleme në qarkullimin e automjeteve dhe gjendja ka qënë e rënduar.
Makinat që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Peshkopisë kanë devijuar rrugën duke kaluar nga Rrësheni ndërsa ato që vinin nga Peshkopia në Tiranë kanë mbetur të bllokuara.
Policia e njoftuar menjëherë ërgoi disa fadroma nga Kurbini dhe Mati të cilat punuan për hapjen e rrugës që zgjati disa orë.