Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar një ish komandant paraushtarak serb me 45 vjet burg për krime lufte gjatë konfliktit të 1992-1995 në Ballkan.
Veselin Vllahoviç, i njohur si "përbindëshi Grbavica", u gjet fajtor për më shumë se 60 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim dhe tortura të civilëve boshnjakë muslimanë dhe kroatë në Sarajevë.