English

Fatmir Ismailaj dhe Gëzim Bashllari, 2 peshkatarët e humbur shpëtohen nga krociera “Costa Voyage” (VIDEO)

Peshkatarët e shpallur të zhdukur mëngjesin e djeshëm në gjirin e Zvërnecit të Vlorës, Fatmir Ismailaj dhe Gëzim Bashllari janë gjetur gjallë mëngjesin e sotëm rastësisht nga krociera “Costa Voyage”, e cila mbërriti rreth orës 09:00 në portin e Durrësit.

Ata ishin me fat dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetsore.

“U informova nga oficeri se dy persona kërkonin ndihmë duke tundur krahët. U afruam dhe i shpëtuam. Kur oficeri i mori dy burrat, ata ishin pa fuqi, na u desh t’i ngrinin peshë. Por jam i gëzuar që shpëtuan”, deklaroi kapiteni i anijes turistike.

Dy peshkatarët janë pritur në port nga dy autoambulanca me mjekë të spitalit të Durrësit të cilët kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Pasi kanë zbritur në port dy peshkatarët nga Vlora kanë dëshmuar në policinë e Durrësit se e kishin parë helikopterin të fluturonte mbi kokë por nuk i kishte parë dhe ishte larguar.
“Dje,kemi parë një helikopter qëkaloi mbi ne,u përpoqëm me shenja, por ai nuk na vuri re dhe u largua.Kroçera na vuri re kur ishte një milje larg nesh, u kthye, na ndihmoi dhe na mori në bord” theksuan peshkatarët.
Barka e 2 pershkatarëve 25 vjeçarë ishte shtyrë nga era e fortë dhe nga rrjedha në ujërat e detit Adriatik.
1729

KOMENTE