English

GRIFIN. Kompania shqiptare më prestigjoze për çdo lloj dezinfektim ambjentesh

GRIFIN është kompani Shqiptare e cila ka si aktivitet kryesor mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore dhe mjedisit me metoda eko-miqësore.
Efikasiteti i shërbimeve fillon me afrimin e punonjësve të kualifikuar, të trajnuar për të mundësuar sigurinë e shëndetit dhe të mjedisit.
Nëpërmjet një programi të integruar bashkëpunojnë me klientët për hartimin e një sistem menaxhimi gjithëpërfshirës për kontrollin e dëmtuesve biologjikë.
Me ndihmën e një skuadre energjike, të përkushtuar dhe ambicioze, kompania GRIFIN ka në fokus cilësinë e jetës dhe komunikimin njerëzor, në sfondin e një biznesi serioz.
Aplikime të sigurta dhe efikase.
Çmime të drejta.
Shërbim me korrektësi.
Zgjidhje e problemit të klientëve.
Shërbim i shpejtë.
Trajnim shkencor
Qëndrueshmëri.
Të gjitha do t'i gjeni te kjo kompani.

Kompania Grifin Ofron njësërë shërbimesh si:
1. Deratizim (shërbim për kontrollin dhe monitorimin e popullatës së brejtësve, minjve)
2. Dezinsektim (shërbim për kontrollin dhe monitorimin e insekteve zvarritëse dhe fluturuese).
3. Dezinfektim (shërbim për inaktivizimin ose eliminimin e mikroorganizmave potencialisht patogjenë)
4. Projektim i planeve të monitorimit të dëmtuesve dhe ndalimit mekanik ndaj hyrjes së dëmtuesve biologjikë në ambiente të ndryshme.
5. Trajnime për stafin e sipërmarrjeve apo enteve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për higjenën ushqimore, Codex Alimentarius, HACCP, politikat e informimit Europian për sigurinë ushqimore, etj.

Përvoja disavjeçare e stafit të kompanisë GRIFIN, numri i klientëve në rritje konfirmojnë profilin e një kompanie lider në sipërmarrjet higjieno-sanitare në Shqipëri.
Kompania ofron të gjithë dokumentacionin e duhur në përputhje me të gjitha rregullat për përgatitjen dhe lehtësimin e proçesit të auditimit (inspektimit).
Kompania GRIFIN ofron shërbim të formës “me çelësa në dorë” duke marrë përsipër të përmbushë zgjidhjen e problemit dhe të kënaqë kërkesat e tregut.
Mbetjet e shërbimeve i dorëzohen kompanive të specializuara për përpunimin e tyre.

GRIFIN kryen shërbime higjenike në fusha të ndryshme si:

 Industria ushqimore,
 Restorante dhe bare,
 Hotele dhe rezidenca,
 Ente shtetërore
 Furra buke dhe katering,
 Mjete transporti dhe terminale,
 Spitale dhe qendra shëndetësore,
 Qendra tregtare dhe supermarkete,
 Azile dhe shtëpi pushimi,
 Aktivitete zooteknike,
 Shkolla dhe institucione,
 etj,.

Stafi i kompanisë GRIFIN është pjesë të grupeve të punës pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka pjesëmarrje dhe kontribut pranë Institutit të Politikave Mjedisore, ndan problematikat me organizatat e konsumatorëve si dhe kanë bashkëpunim shkencor me ente të ndryshme shtetërore si Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Tiranë.

Dëmtuesit biologjikë (pests) mund të shkaktojnë një sërë dëmtimesh ndaj biznesit dhe mjedisit ku njeriu jeton, por është qëllimi i GRIFIN të arrijë zgjidhjen e problemeve me mënyra që ndikimi të ketë sa më pak ndikim në mjedis. GRIFIN përdor sisteme monitorimi dhe ndërhyrje duke iu përshtatur legjislacionit të sigurisë.
Inovacioni konstant është jetësor për kompaninë tonë; duke qenë se dëmtuesit biologjikë zhvillohen për të mbizotëruar në mjedis, ashtu bën edhe mbrojtja jonë, duke respektuar ndikimin minimal në mjedis.

Kontakt:
Grifin - Pest Control Albania (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim) Tel: 066 606 6679/069 272 1174 Email grifin.albania@gmail.com

KOMENTE