Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku tre të rinj nga Maqedonia kanë humbur jetën në vendin e aksidentit.
Viktimat Stefan Nikollov, 22 vjeç, Bojan Borçesvi 25 vjeç dhe Jani Dimitrev 18 vjeç.
Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar në autostradën Veles-Shkup, por sipas burimeve policore thuhet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me murin e autostradës dhe më pas kanë përfunduar në kanalin poshtë rrugës ku kanë gjetur vdekjen që të tre.
Aksidenti ka ndodhur 200 metra larg një pike karburanti në Petrovec.