English

40 vjeçari vret gruan duke i vendosur helm në këpucë

Një burrë 40-vjeçar, është arrestuar në Japoni pasi dyshohet se ka dëmtuar shëndetin e një gruaje duke vendosur acid hydrofluoric në këpucët e saj.

Tatsujiro Fukasawa mohon akuzat se ai ka vendosur kimikatin në këpucën e zonjës e cila ishte një bashkëpunëtore e Fukasawa.
Për fat të mirë ajo i mbijetoi sulmit, por zhvilloi gangrenë në këmbën e saj të majtë, sipas Jiji Press.

40 vjeçari akuzohet se e ka bërë qëllimisht madje në vendin e punës së tij.

Acid hydrofluoric është shumë korroziv dhe është përdorur shpesh në rafinimin e naftës ose në shkatërrimin e shkëmbinjve.
Por kimikatet mund të thithen nëpërmjet lëkurës dhe pasi futen në qarkullimin e gjakut shkaktojnë sulm në zemër.

Për shkak të aftësisë depërtuese në indet e lëkurës ose në sy të acidit hydrofluoric helmimi mund të ndodhë edhe përmes thithjes dhe gëlltitjes.

Simptomet e ekspozimit ndaj acidit hydrofluoric nuk janë gjithmonë menjëherë të dukshme, sepse ai nuk të djeg por trajtimi mjekësor është i nevojshëm gjithmonë.

KOMENTE